21 Prill 2021

Posta emeton pullat postare “Pranvera shqiptare ‘81”

Prishtinë, 2 prill - Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot ka emetuar pullën e personalizuar për shënimin e manifestimit “Pranvera shqiptare ‘81”, për nder të 40-vjetorit të organizimit të Demonstratave të studentëve shqiptarë të Kosovës.

Promovimi i kësaj pulle postare u bë sot përgjatë aktivitetit të organizuar nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës që shënuan 40-vjetorin e kësaj ngjarje historike, në amfiteatrin e kino ABC-së në Prishtinë, para ish të burgosurve politikë që ishin protagonistët e demonstratave të ’81-shës dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Në fjalimin e tij, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi ndër të tjera tha: “ Ndjehem i privilegjuar por edhe i emocionuar të flasë para shumë heronjve të gjallë, protagonistë të Pranverës Shqiptare, që sot janë këtu me ne. Me pullën Postare që simbolizon sakrificën tuaj jetësore, mburremi të gjithë në Postën e Kosovës. Jehona e Pranverës 1981 është e gjallë, ajo është kudo ku ka shqiptarë!”

Përmes kësaj pulle postare, Posta e Kosovës nderon historinë moderne të Republikës së Kosovës, ngjarjen kulmore pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ngriti studentët dhe popullin në demonstrata të përgjithshme, si përgjigje ndaj pushtetit komunist e shtypës të ish Jugosllavisë.

Demonstratat e studentëve, shpërthyen në mensën e ushqimit në Prishtinë, më 11 marsi 1981, të cilat morën karakter gjithë popullor në tërë Kosovën, ndërsa ato u shtypën brutalisht nga regjimi kriminel ish jugosllav dhe pasuan me burgosjen e studentëve organizatorë, disa profesorë e mijëra qytetarë të tjerë.

Populli i Kosovës do t’u mbetet përjetësisht mirënjohës plejadës së ish të burgosurve politik, të cilët me sakrificën e tyre, mbollën atdhedashurinë tek masat e gjera popullore liridashëse për të lindur më vonë në vitet e 90-ta, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë ceremoni, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi falënderoi organizatorët nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës dhe në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre, disa figurave eminente të Pranverës Shqiptare ’81, iu dhuroi pullën postare të punuar në bronz me imazhin dedikuar kësaj ngjarje historike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)