03 Tetor 2022

Posta e Kosovës sqaron rastin e ish postierit të arrestuar dje nga policia

Prishtinë, 6 tetor - Posta e Kosovës ka sqaruar opinionin e gjerë publik lidhur me rastin e ish postierit me inicialet M.B, të arrestuar dje nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për mos dorëzim të disa dërgesave postare tek palët e adresuara sa ishte punonjës i ndërmarrjes tonë.

Me të marr informatat e para nga Drejtoria Operative e Postës së Kosovës, se ish postieri në fjalë nuk po e kryen si duhet detyrat dhe përgjegjësitë e tij edhe pas marrjes së masave disiplinore paraprake, menjëherë për këtë rast është angazhuar Inspektorati i ndërmarrjes.

Pasi inspektorati zbulon dhe konstaton keqpërdorimet e ish postierit M.B, ndaj tij janë marr masat ligjore sipas ligjeve në fuqi me largim nga puna, ndërsa departamenti ligjor i ndërmarrjes e ka iniciuar rastin në Polici dhe në Prokurori.

Posta e Kosovës nuk lejon që t’i dëmtohet imazhi i saj nga ata që keqpërdorin detyrat e tyre të punës, ndërsa është e përkushtuar maksimalisht të shërbejë me dinjitet e besueshmëri ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)