20 Prill 2024

Posta e Kosovës prezantoi ekspozitën e pullave postare

Prishtinë, 23 shkurt - Sot Posta e Kosovës prezantoi ekspozitën e pullave postare në kuadër të ekspozitës së përhershme në Muzeun e Kosovës për nder të vitit jubilar të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Eksponatet e pullave postare, paraqesin një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e Kosovës që nga viti 2000, si dhe afirmimin dhjetëvjeçar të shtetit tonë, që nga shpallja e Pavarësisë e deri më tani.

Përgjatë periudhës 18-vjeçare, kemi emetuar pulla postare me pamje të trashëgimisë kulturore, me imazhe të heronjve, dëshmorëve, të personaliteteve me famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kemi promovuar florën vaskulare të Kosovës, pastaj të arriturat në kulturë, në art dhe në sport.

Për Filatelinë e Postës së Kosovës flasin vetë rezultatet e arritura, ku vetëm gjatë vitit të kaluar është shpërblyer me dy çmime prestigjioze ndërkombëtare.

Për pullën postare më të bukur në Botë “Shenjtërimi i Nënës Terezë” nga organizata International Philatelic Prize "Saint Gabriel", në Verona të Italisë, si dhe çmimin tjetër e kemi marr për vendin e 5-të me pullën më të bukur postare “Evropa 2016 – Mendo gjelbër”, në ekspozitën ndërkombëtare  “Grand Prix De L’Exposition Wipa” të mbajtur në Austri.

Posta e Kosovës nuk do të ndalet vetëm me kaq, por do të veprojë në vazhdimësi në afirmimin e Shtetit tonë, ndërsa fton publikun që ta vizitojnë ekspozitën dhe të njihen nga afër me pullat postare të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)