29 Mars 2024

Posta e Kosovës dhe Shqipërisë shkëmbyen përvojat rreth shërbimeve te reja

Prishtinë, 19 maj - Edhe një video konferencë Posta e Kosovës zhvilloi sot me Postën Shqiptare, në mes të zyrtarëve të lartë të të dy administratave postare, Kryesuesit të Bordit të Përkohshëm, Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe Menaxheres për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Argjirë Grapci, ndërsa nga Posta Shqiptare, ishte Administratori Laert Duraj me Drejtorin e Kabinetit, Tili Cadri.

Konferenca virtuale e realizuar përmes Skype u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore.

Fillimisht u diskutuan gjendjet e ndërmarrjeve publike të shteteve tona, sfidat me të cilat po ballafaqohen ato në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, me theks të veçantë rreth të hyrave financiare.

Krerët e dy administratave postare këtë radhë shkëmbyen përvojat rreth orientimit nga shërbimet e reja, si, e-commerce, IFJB-të, sportelet postare në funksion për bankat, pilot projekti për e-wallet, si dhe avancimet e stafit në fushat e teknologjisë informative.

Në përfundim të kësaj video konference ata shprehën zotimet e tyre, se pas përfundimit të pandemisë do të fillohet me implementimin e shkëmbimit të përvojave, gjithnjë me qëllim të funksionalizimit efikas të dy ndërmarrjeve të vendeve tona.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)