21 Janar 2022

Posta e Kosovës dhe Aksionari mbajtën Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore

Prishtinë, 17 nëntor - Sot, drejtuesit e lartë të Postës së Kosovës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me Kryesuesen, Safija Beseni dhe U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë të tyre, pritën në takim përfaqësuesit e aksionarit nga Ministria e Ekonomisë, Zv. Ministrin, Mentor Arifaj, Udhëheqësin e Njësisë për Politika dhe monitorim të Ministrisë së Ekonomisë, Bekim Ymeri dhe Zyrtaren e Lartë të ME-së, Shahe Kukaj.

Takimi kishte karakter të mbledhjes së përgjithshme vjetore të Postës së Kosovës me autorizimin e aksionarit të saj, Ministrinë e Ekonomisë, për shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Audituara të ndërmarrjes për vitin 2020, si dhe Raportin Vjetor të ndërmarrjes për vitin 2020. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)