23 Shkurt 2019

Policia vazhdon me aktivitete për ngritjen së sigurisë në trafikun rrugor

Prishtinë, 2 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur së bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, ngritjen e vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor ka hartuar fletëpalosjen “Lëvizni të sigurt në trafik”, si dhe në vazhdimësi ndërmerr veprime operacionale të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë te të gjithë që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi gjatë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, kërkohet që të respektohen të gjitha rregullat që dalin nga Ligji mbi Trafikun Rrugor për të garantuar një siguri më të madhe dhe për shmangien e aksidenteve nëpër rrugë.

Në të kundërtën Policia e Kosovës për të gjithë drejtuesit e automjeteve që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore po aplikon dhe do të aplikojë në vazhdimësi masa ligjore dhe do të ketë zero tolerancë për shkelësit e ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2019

- Fillon kampionati ekipor në pingpong me në garat ekipore në ligën e juniorëve. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Hasan Preteni dhe Alfred Halili anëtarë të Kryesisë Qendrore  do të mbajnë konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Sistemin e drejtësisë, defektete dhe ndryshimet që duhen bërë". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizon panel diskutimi për gratë artiste gjatë rezistencës së Kosovës të viteve 90. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00) 

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtas. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)