25 Prill 2024

Policia apelon për kujdes në respektimin e rregullave te trafikut

Prishtinë, 6 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ka ndërmarr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.

Gjatë periudhës kohore prej 1 janar 2018 deri 30 shtator 2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve.
Nga totali i përgjithshëm gjobave jane gjithsejt 294 938 gjoba, prej tyre për gjykatë janë 10826, 260 gjoba deri në 1000 euro, ndersa 283 852 gjoba deri 500 euro.

Sa i perket aksidenteve rrugore, për periudhën kohore Janar – Shtator 2018, ka pasur 69 aksidetne me fatalitet, me 90 persona të vdekur dhe 4668 persona me lendime.

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’iu përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi  e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)