03 Dhjetor 2022

Pilotët e Lufthansa-s planifikojnë grevë nga sot për rritje pagash

Pejë, 7 shtator - Sindikata e cila përfaqëson pilotët në kompaninë gjermane Lufthansa thotë se do të organizojnë grevë dyditore duke filluar nga e mërkura, nëse kompania nuk del me një ofertë "serioze" për rritjen e pagave.

Kjo do të jetë greva e dytë brenda një javë pasi pilotët organizuan një grevë të premten e cila çoi në anulimin e qindra fluturimeve.

Sindikata Vereinigung Cockpit ka bërë thirrje për një rritje prej 5,5 për qind për anëtarët e saj këtë vit dhe një rregullim automatik që do të shkaktonte inflacionin në 2023. Pilotët gjithashtu kërkojnë kushte të reja pagash dhe pushimesh.

Kompania ajrore thotë se këto masa do të rrisnin kostot e saj të personelit me rreth 40 për qind, ose rreth 900 milionë euro gjatë dy viteve.

Në vend të kësaj, ajo ka ofruar një rritje të njëhershme prej 900 eurosh, duke arritur në një rritje prej 5 për qind për pilotët e vjetër dhe një rritje prej 18 për qind për ata që sa po kanë filluar këtë profesion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )