23 Prill 2024

Pezullohet Greva e Kontrollorëve të trafikut Ajror

Prishtinë, 15 shkurt - Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, njofton opinionin se ka marrë njoftimin zyrtar nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror se është pezulluar greva dhe se operimet ajrore në ANP “Adem Jashari” do të vazhdojnë sipas orarit të tyre të rregullt.

AAC mirëpret pezullimin e grevës dhe shpreson që të arrihet një konsensus sa më shpejtë për zgjidhjen e të gjitha shqetësimeve të kontrollorëve të trafikut ajror të ASHNA-së.

Luten të gjithë udhëtarët që për informacione të sakta rreth fluturimeve të tyre të  përcjellin lajmërimet e kompanive ajrore dhe të administratës së ANP “Adem Jashari”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)