24 Prill 2024

Pezullohen linjat tokësore dhe ajrore nga Italia, Gjermania, Zvicra dhe Franca

Prishtinë,  12 mars - Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka marrë vendim për pezullim të përkohshëm të të gjitha linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor (ardhjet) nga Italia, Gjermania, Zvicra dhe Franca.

Ky vendim është nënshkruar nga ministri i MIA, Lumir Abdixhiku, në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe pas rekomandimit nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa do të hyjë në fuqi nga data 13 mars 2020, ora 15:00.

Vendimi mund të plotësohet dhe ndryshohet, varësisht nga rekomandimet e mëtutjeshme të IKSH-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Abdixhiku shpreh keqardhje dhe kërkon mirëkuptim për masat preventive që janë duke u marrë dhe mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve.

“Ndjejmë keqardhje - sërish - për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të pa alternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.” – është mesazhi i Abdixhikut për situatën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)