25 Nëntor 2020

Pesë milionë vende pune në transportin ajror në mbarë botën janë në rrezik

New York, 26 tetor - Humbjet vazhdojnë të rriten për industrinë e linjave ajrore amerikane ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të dëmtojë ekonominë dhe zbehen shpresat për një paketë të menjëhershme ndihme financiare nga qeveria.

"Ka qenë një rrugëtim i pazakontë për industrinë e linjave ajrore që kur pandemia e koronavirusit goditi botën. Rënia e këtij sektori ia kalon krizave të mëparshme", thotë Karl Moore i Universitetit McGill.

"Pamë fluturimet që pësuan rënie me 90 përqind në mars dhe prill, krahasuar me një vit më parë. Pra, është një kohë krize e jashtëzakonshme. Dhe janë qindra mijëra njerëz që punojnë në industrinë e linjave ajrore. Dhe kur mendoni për industrinë e linjave ajrore të udhëtimeve, të hotelerisë, janë miliona amerikanë në këto industri”, thotë profesori Moore.

Gati pesë milionë vende pune në transportin ajror në mbarë botën janë në rrezik, sipas vlerësimeve të Grupit të Veprimit të Transportit Ajror.

Në fillim të këtij viti, kompanitë e linjave ajrore amerikane morën miliarda në formën e fondeve dhe kredive që i ndihmuan ato të qëndronin në këmbë. Shpresa ishte se tashmë virusi do të ishte qetësuar. Por, nuk ndodhi kështu.

"Shohim që udhëtimet brenda Shteteve të Bashkuara janë rritur pak, por udhëtimet ndërkombëtare kanë rënë jashtëzakonisht shumë; madje edhe udhëtimet brenda vendit as nuk i afrohen nivelit të vitit të kaluar."

"Pra, kemi krizën e vazhdueshme. Mund të kemi ndoshta një valë të dytë me sigurisht shumë më tepër njerëz që sëmuren nga sa kishim shpresuar për këtë periudhë të vitit. Pra, problemet e kësaj industrie nuk i kanë kaluar ende gjashtë ose shtatë muaj dhe do të vazhdojnë për disa muaj dhe ndoshta për disa vite në vazhdim", thotë zoti Moore.

Negociatat midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë për një paketë të re ndihme vazhdojnë me pak shenja se një marrëveshje do të arrihet së shpejti.

Kjo ka bërë që kompanitë ajrore të shkurtojnë vendet e punës, të ofrojnë pension të parakohshëm dhe të marrin masa të tjera për uljen e kostove.

Por disa ekspertë vërejnë se me linjat ajrore që patën fitime të shumta gjatë dekadës së fundit, ata mund të kishin marrë vendime më të mira, edhe pse nuk mund ta parashikonin pandeminë.

"Në vitet e fundit para COVID-it, kjo industri pagoi shuma të mëdha, shuma vërtet të mëdha të dividentëve për aksionerët, si dhe për riblerjen e aksioneve, që është e barabartë me një dividend. I rimarrin këto aksione duke i paguar. Në thelb, ata mbetën me shumë pak para të thata”, thotë Israel Shaked, nga Shkolla e Biznesit e Universitetit të Bostonit.

Israel Shaked në një artikull të fundit argumenton se vendimet e marra vitin e kaluar nga linjat ajrore ishin dritëshkurtra.

“Nëse i hidhni një sy vitit 2019, për shembull, kjo industri pagoi vetveten. Dhe jam duke folur vetëm për kompanitë American, United, Southwest, Alaska, JetBlue dhe Delta. // Ata paguan dividendë prej 1.7 miliardë dollarësh dhe riblenë aksione prej 7.4 miliardë dollarësh. Nëse i kombinoni këto dyja, flitet për pothuajse 7, 8, apo 9 miliardë dollarë në vit që dalin nga kompania", thotë ai.

Megjithatë, humbjet e kombinuara të tremujorit të tretë për American, United, Delta, Southwest dhe Alaska Air kanë tejkaluar tashmë shumën 11.5 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit njofton me ftesën e Gjykatës Kushtetuese adresuar Kryetarit të Komisionit për Legjislacion, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Hapet edicioni i pestë të Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, i cili për herë të parë do të organizohet online. (Përmes platformës virtuale: virtual.kosovafair.com, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e 25 Nëntorit - Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Zyrës Rregullative për Energji dhe Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, nën përkujdesje të Ambasadorit Austriak, Christoph Weidinger dhe Ministrit Ramë Likaj, do të bëjë lansimin zyrtar të Projektit “Heras Plus”. (https://zoom.us/j/91960516678?pwd=cFRXZXVodTR1Q1ZnQVNIaWtwWTd2QT09, - Meeting ID: 919 6051 6678 dhe Passcode: 167271, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp, me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe vet shteti. (Zyret e kësaj sindikate në objektin Ish Gërmia, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komuniteteve jo shumicë në Komunën e Prizrenit dhe bashkëpunimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon diskutimin “Reforma për Racionalizimin e Agjencive: Faza e Dytë”. (https://us02web.zoom.us/j/89564823471?pwd=VmcwY2J5TVpWZWhZUGl2SVIrTFJ5QT09 - Meeting ID: 895 6482 3471 dhe Passcode: 192988, ora 11:00)

- Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj pret në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së si dhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku do të paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë. ((Biblioteka Kombëtare, ora 12:40)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve dhe diskuton planin e punës për periudhën e mbetur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media në të cilën do të publikohet analiza për rastin e Suzana Zogëjani Sekiraqa, e cila është shpallur fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj dhe është dënuar me 25 vjet burgim. (Zyret e organizatës QIKA, në rrugën Hajdar Dushi, C2, Hy2/6, Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan deklaratën  kundër ngacmimit seksual në organet  administratës publike të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e drejtorit te prokurimit në SHSKUK-së, Selami Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga përfaqesues të Aleancës Kosovare e Bizneseve  viziton fabrikën Silcapor në Kaçanik ku do të përcjell eksportin e një kontigjenti të prodhimeve vendore në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve Made in Kosova në Ballkanin Perendimor. (Fabrika Silcapor, Kaçanik, ora 14:30)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30)