20 Prill 2024

Përurohet vendosja e shenjave me emra të rrugëve në Klinë

Klinë, 15 tetor - Në një aktivitet ceremonial dhe me prezencën e u.d Kryeshefit Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti, Kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj dhe Këshilltarit politik të Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Valon Maliqi, në Komunën e Klinës u përurua projekti për vendosjen e shenjave me emra të rrugëve për të gjithë rrugët në këtë Komunë.

Në këtë aktivitet, përmes disa fjalëve të rastit u theksuan sfidat që mungesa e adresave të unifikuara dhe e shenjave me emra rrugësh kanë sjellë për këtë Komunë, dhe u përmendën benefitet dhe vlera që adresat kanë për avancimin e kualitetit të shërbimeve ofruar qytetarëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nga përfitimet u përmendën shërbimet publike, lehtësimi i qarkullimit të shërbimeve e mallrave, avancimi i transportin, navigacionin e të tjera. 

Përndryshe, ky projekt është mundësuar nga donacioni i Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartverket”, implementuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, respektivisht nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Po ashtu, në një takim mes Kryeshefit të AKK, Avni Ahmeti me Kryetarin e Komunës Zenun Elezaj, Ahmeti potencoi se bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve nuk do të përfundojë me kaq, duke potencuar që për vitin e ardhshëm do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për vendosjen e numrave të adresave për secilën shtëpi, në secilën shtëpi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)