04 Korrik 2020

Përurohen tabelat me emra rrugësh në Gjilan dhe Kamenicë

Gjilan, 19 qershor - Në dy ceremoni të ndara solemne, një në Komunën e Gjilanit dhe një në Komunën e Kamenicës, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryetarit të Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Gjergj Beka, Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti, përfaqësuesve të autoritetit norvegjez për kadastër 'Kartverket' Helge Onsrud dhe Tor Laugen është bërë inaugurimi i projektit për vendosjen e tabelave me emra të rrugëve në këto dy komuna.

Ky projekt i financuar nga Qeveria e Norvegjisë dhe i implementuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë për Urbanizëm në Komunat përkatëse, pasuron adresat me atribute të reja, respektivisht pas evidentimit dhe digjitalizimit të rrugëve, pas futjes së tyre në sistem, pas emërimit të rrugëve nga Kuvendet Komunale, tani më vendosen edhe tabelat me emra rrugësh.

Si rezultat i këtij projekti, pritjet janë që të rritet shkalla e kualitetit në ofrimin e shërbimeve publike dhe komerciale, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, i mallrave dhe shërbimeve, të avancohet transporti dhe navigacioni, ndërsa përfitues kryesor të do të jenë qytetarët, organet e sigurisë, organet e shëndetësie, organet për menaxhimin e situatave emergjente, organet për ofrimin e shërbimeve komunale,  e të tjera.

Në takimet e ndara që Kryeshefi Ahmeti pati me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Hazirin dhe me Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Kastratin u potencua nevoja që adresat të mirëmbahen me rregull, secilit objekt të ri që ndërtohet apo secilës rrugë të re që krijohet, të u bashkëngjiten edhe adresat. Po ashtu, informimi i qytetarëve me adresat e tyre zyrtare duhet të bëhet në secilën Komunë.

Ndërsa për të ardhmen si prioritet në lidhje me adresat u potencua nevoja për vendosjen e numrave të adresave nëpër shtëpi dhe objekte tjera, duke njohur faktin se vetëm atëherë sistemi i adresave mund të konsiderohet i kompletuar për një komunë. 

Përndryshe, adresat janë të qasshme përmes Gjeoportalit Shtetërorë, dhe për shfrytëzimin e të njëjtave Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kompani të mëdha ndërkombëtare të navigimit si TomTom, Open Street Map, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)