19 Prill 2024

Përfundon ndërtimi i urës Viking më të gjatë në botë

Kopenhagë, 18 shtator - Një projekt trevjeçar për ndërtimin e urës Viking më të gjatë në botë ka përfunduar në Danimarkë.

Ura është ndërtuar me mjete dhe metoda që mund të ishin përdorur njëmijë vjet më parë.

Willerslev goditi gozhdën e fundit në urën 700 metra të gjatë në vendbanimin historik Viking në Albertslund, më pas të pranishmit festuan me muzikë, lojëra tradicionale dhe ushqim.

Mbi 1000 zejtarë, nxënës shkollash dhe vullnetarë u përfshinë në ndërtimin e urës në vendin historik.

Ura e re lidh një muze Viking me sajtet arkeologjike dhe do të jetë e hapur për publikun gjatë gjithë vitit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)