18 Janar 2021

Përfundon asfaltimi i Veternikut, paralajmërohen investime të reja

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, vizitoi përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës, nga ana e Veternikut.​

Ministri tha se kjo rrugë është e rëndësishme për Prishtinën, pasi rregullimi i saj dhe zgjerimi do ta ndihmojë funksionimin më të mirë të komunikacionit.

“Ky projekt ku brenda ditës kalojnë dhjetëra mijëra vetura, tani po e merr dhe formën pas një investimi të madh dhe tejet të rëndësishëm për Prishtinën. Sot po e hapim për qarkullim këtë pjesë të rëndësishme të rrugës së Veternikut, në mënyrë që t’iu ofrojmë kushte më të mira për qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Prishtinës, pas një periudhe të gjatë të punimeve. Ne do të ndërhyjmë edhe në pjesën tjetër, që kjo rrugë me 4 korsi do të merr dhe një shtresë të re të asfaltit” tha ministri Abrashi.

Ministri tha se kjo rrugë do të jetë arterie e kryesore për kryeqytetin, duke paralajmëruar se në këtë pjesë do të bëhen investime të reja.

 “Pas një periudhe shumë të gjatë dhe pas disa vite pritje që të kryhen disa pjesë teknike, do të marrë formë të shkëlqyer. Do të ndërhyjmë edhe në pjesët tjera për asfaltim në dy korsitë tjera. Inxhinierët e ministrisë janë duke punuar për ndërtimin e një ure e cila do ta lidh lagjen Kalabria me lagjen e Spitalit, por që janë projekte afatmesme e që kemi filluar t’i projektojmë”, tha Abrashi.

Ky projekt që është përfunduar e ka edhe trotuarin dhe shtegun për çiklistët. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)