21 Janar 2022

Përfundojnë me sukses punimet e rrugëve Regjionale për Brezovicë e Prevallë

Prishtinë, 12 nëntor - Kanë përfunduar me sukses punimet e rrugëve Regjionale për Brezovicë e Prevallë, në gjatësi prej 35 kilometra.

-Rekonstruimi i rrugës Regjionale Gërlicë e Epërme – Shterpcë – Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km.

-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë – Prevallë, gjatësia 10.7 km.

-Rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km.

Rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës së Brezovicës e Prevallës, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, me theks të veçantë me rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si

 parakusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative, e po ashtu edhe me rritjen e të ardhurave për familjet vendase e bizneset në përgjithësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)