19 Prill 2024

Për 10 vite Ipko ka investuar 310 milionë euro në Kosovë

Prishtinë, 14 dhjetor - Kompania e Telekomunikacionit Ipko në një konferencë për media ka bërë të ditur se për 10 vite të operimit të saj në Kosovë ka arritur të investojë në infrastrukturën mobile dhe fikse 310 milionë euro.

Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO ka thënë se nga kjo vlerë 150 milionë euro janë investuar në pajisje për transmetim të sinjalit kurse 85 milionë euro u janë paguar qeverisë se Kosovës për frekuenca.

Në prezantimin e arritjeve të 10 vjeçarit të telefonisë mobile Ipko, që sipas Erzin kompania që ai udhëheqë është vlerësuar si “operatori më i zhvilluar në Kosovë, që më shërbime të saja mbulon mbi 40 për qind të tregut.”

"Me arritjen në tregun e telekomunikimit në Kosovë më 2007-ën, IPKO-ja është shëndrruar në një operator të fuqishëm dhe konkurrent në telefoninë mobile."
 
"Brenda një dekade, IPKO-ja ka arritur një rritje të jashtëzakonshme biznesore, duke u bërë operatori i dytë mobil në Evropë për nga shpejtësia e rritjes dhe njëkohësisht operatori më i ri në treg me rritjen më të shpejtë në Bashkimin Evropian", ka pohuar Erzin

Përkundër mjedisit të ashpër konkurrues IPKO sipas tij është bërë operatori më i qëndrueshëm i Telefonisë në Kosovë, përmes depërtimit dhe shtrirjes në tregun e telefonisë mobile, rritjes së të hyrave dhe rritjes së numrit të përdoruesve të telefonisë, që në verën e vitit 2017, ka arritur në 750.000 (750 mijë) përdorues. 

IPKO-ja ka transformuar tregun e telefonisë mobile në Kosovë njëherë e përgjithmonë.

Kjo, duke ulur çmimet, por njëkohësisht duke rritur nivelin e kualitetit të shërbimeve. Sot qytetarët tanë, përfitojnë nga këto shërbime dhe të gjitha i paguajnë në një faturë të vetme.

Për më shumë, IPKO-ja sipas tij ka thyer edhe kufijtë me vendet fqinje përmes pakove atraktive dhe të përshtatshme të romingut për qytetarët e Kosovës, duke u ofruar një tarifë të vetme dhe pako të internetit mobil për Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi.

“Mision i yni është që të fuqizojmë individët, komunitetet dhe bizneset në Kosovë dhe më gjerë. IPKO mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbime që gjithnjë janë të arritshme, të përshtatshme dhe të përballueshme për tregun tonë. IPKO është një storie e suksesit dhe ne do të vazhdojmë suksesin tonë, duke qenë të përkushtuar dhe besnik ndaj konsumatorëve tanë”, ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO-së.

Përgjatë dhjetë vjetëve në tregun e telefonisë në Kosovë, investimet kapitale të IPKO-së në infrastrukturën e telekomunikimit kanë arritur në 310 milionë euro, duke u bërë investitori i huaj më i madh në vend, gjë që ka kontribuuar edhe në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonimik të Kosovës.

IPKO është kompani që theks të veçantë i vë inovacionit dhe konsumatorëve dhe interesohet për zhvillimin e vendit përmes përgjegjësisë së saj sociale dhe kontributit në zhvillimin e komunitetit.

Përgjatë 10 vjetëve, IPKO-ja ka ofruar donacione në fusha të ndryshme si sport, kulturë, arsim, fuqizimin dhe zhvillimin e organizatave vendore dhe fusha të tjera të rëndësishme në Kosovë.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë me rrjetin 3G, dhe operatori i vetëm që e ofron rrjetin 4G në Kosovë, duke mbuluar rreth 80 % (përqind) të popullatës në Kosovë.

Ai ka thënë së në këtë kompani janë të punësuar 600 qytetarë të rregullt kurse së bashku me kontraktues numri arrin në 3000 punonjës.

Në vitin 2006 Telekom Sllovenia ka blerë 75 për qind te aksioneve te kompanisë Ipko që në atë kohë ishte kompania më e madhe për ofrimin e internetit në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)