28 Mars 2024

PDK kërkon që Qeveria ta parandaloj shitjen e IPKO te Telekom Serbia

Prishtinë, 22 korrik - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë sot në konferencë për media se përpjekja e Telekom Serbisë për blerjen e Operatorit PKO si pjesë e Telekom Sllovenia përbën rrezik të madh dhe cenon rëndë sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës.

"Shteti i Kosovës është duke u ballafaquar me një rrezik të madh që cenon rëndë sigurinë tonë kombëtare."

"Informatat se Operatori IPKO si pjesë e Telekom Sllovenia mund t'i shitet Telekomit të Serbisë, janë tejet shqetësuese, të papranueshme dhe sulm direkt ndaj sigurisë kombëtare të shtetit të Kosovës", ka thënë Xhemajli. 

Xhemajli tha se është shqetësuese se gjithë këtë ngjarje deri më tani e ka përcjellë heshtja e vazhdueshme e institucioneve të shtetit të Kosovës, duke përfshirë qeverinë e kaluar të Albin Kurtit dhe qeverinë aktuale të Avdullah Hotit.

Deputeti Xhemajli, ka kërkuar që kryeministri të fton urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar e parandaluar qasjen e Serbisë në telekomunikimin e Kosovës, përmes blerjes së operatorit IPKO.  

Me realizimin e mundshëm të këtij skenari kriminal e të rrezikshëm, Serbia krijon qasje në telekomunikimin e Kosovës.

Kështu bëhet qasje në të dhënat personale, të mijëra qytetarëve dhe ndërmarrjeve që operojnë deri më tani me operatorin IPKO.

PDK kërkon:

1. Që kryeministri të fton urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar e parandaluar qasjen e Serbisë në telekomunikimin e Kosovës, përmes blerjes së operatorit IPKO.

2. Të njoftohet Telekomi i Sllovenisë dhe shteti i Sllovenisë që IPKO nuk mund të blihet nga shtetet që kanë qasje armiqësore ndaj Kosovës. Çdo tentim për të vazhduar këtë proces, do të konsiderohet sulm ndaj sigurisë sonë kombëtare.

3. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës, urgjentisht të ndërmarrë masat në përputhje me mandatin e tyre ligjor.

4. Të japin llogari ish-kryeministri Kurti dhe kryeministri aktual Hoti për injorimin e kësaj çështjeje.

Të nderuar qytetarë, ju sigurojmë që Partia Demokratike e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, dhe nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që Telekomi i Serbisë ta blejë IPKO-n.

Koha e Serbisë në Kosovë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, në qershor të vitit 1999.
    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)