28 Mars 2024

PDK-ja po e shkatërron Telekomin e Kosovës

Prishtinë, 14 maj - Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e sotme ku po diskutohet për gjendjen e Telekomit tha se PDK-ja ka orkestruar Telekomin e Kosovës.

Sipas tij, edhe 550 antena prej të cilave merret qiraja 3.6 milionë euro janë të vendosura te zyrtarët e PDK-së.

“Unë nuk kam asnjë familjar në Telekomin e Kosovës, ndërsa Kadri Veseli ka shumë miq dhe miqtë e tij së bashku me partinë e tij e kanë orkestruar Telekomin e Kosovës. Unë kam listuar gjashtë fakte që PDK qëndron pas kësaj pune."

"E para Shyqëri Haxhi kur ka dëshmuar se Hashim Thaçi e ka thirr në telefon, e kanë arratisur Haxhën në Londër."

"Në përgjimet printo Adem Grabovci së bashku me Besim Beqaj e vendosin Nuredin Krasniqin si ushtrues detyre, pastaj, Agron Mustafën e kanë vendosur drejtor të Telekomit, e ai është i afërt i tyre."

"Drejtori i bordit Rexh Xhombalaj është zyrtar i PDK-së, ky e ka marrë vendimin për kontratën e dëmshme. Pastaj njërin prej kryeshefave ekzekutiv është nip i Azem Sylës”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)