29 Mars 2024

PDK dhe LDK shkatërruan Telekomin

Prishtinë, 14 maj - Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës, theksoi se akuzat e rënda të Glauk Konjufcës ishin me vend ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, por që sipas tij, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes injoroi qëllimisht kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Zekës, krimin ekonomik në çdo ndërmarrje publike në Kosovë e kanë bërë PDK dhe LDK.

“Bënë PDK-ja, flladit LDK-ja dhe krimi fillestar në Postë Telekom ka filluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës në krye me Ilir Salihun. Ai e ka fillua krejt këtë marre."

"Pastaj kanë ardhur marritë tjera, e Etrur Rrustemin, me Adnan Merovcin, me Shyqeri Haxhën, me Ejup Qerimin dhe varrimin përfundimtar, me varros PTK-në, e ka varros banditi, krimineli Agron Mustafa, i cili është arrestuar në aeroport për vepra penale, ka shkatërruar aeroportin në prezencën e komandantit të policisë të Prishtinës. Ka rrahur femra nëpër restorante dhe asnjë pyetje nuk është marrë ky kriminel”, tha Zeka.

Deputeti Zeka përmendi edhe një çështje tjetër, që sipas tij, është një fakt shokues për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai tha se në vitin 2005, PTK  i ka dhënë kredi kompanisë IPKO, për zhvillim, konkurrentit të kompanisë publike dhe fitues i kredisë ka qenë Akan Ismaili, mik i presidentit Hashim Thaçit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli. 

“Dhe a e di Albulena se cili hajn ka qenë atje, Akani, jarani më i ngushtë i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ai Akani, ai picimuli, që u bë pastaj ambasador në Amerikë. Pra, këta e kanë bërë strukturën e krimit të organizuar."

"Ndërsa, këta ‘gjyksamanët’ e LDK-së që rrahin gjoks kanë shkuar dhe kanë dalë në foto me këtë kriminelin. Ja fotot, e Isa Mustafës me Avdullah Hotin, të cilët kanë përgëzuar Agron Mustafën. E pse (LDK) nuk e ndalën punësimin dhe nuk e kërkuan hetimin. Për çka nuk e bënë një gjë të tillë, sepse në hajni të tenderëve krejt janë bashkë… Djali i Fatmir Sejdiut nuk është i PDK-së. Bardhyli, nëna e krimit është”, tha Zeka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)