21 Janar 2021

Parashikohet një rënie në rang botëror prej 55 për qind e numrit të pasagjerëve

Washington, 29 korrik - Në një azhurnim të situatës mbi ndikimin e pandemisë tek kompanitë ajrore dhe numri i fluturimeve, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) foli për një kontroll të avashtë të situatës së krijuar nga virusi në Shtetet e Bashkuara dhe vendet në zhvillim si dhe një të ardhme të zymtë të fluturimeve ajrore.

Pengesat e vazhdueshme që u vendosen udhëtimeve ajrore dhe kufizimet e reja në disa tregje po ndikojnë gjithashtu tha IATA, në uljen e parashikimeve mbi numrin e pasagjerëve për vitin 2020 në rang botëror. Bëhet fjalë për një rënie prej 55 për qind, më e mprehtë se rënia prej 46 për qind parashikuar në muajin prill.

"Gjysma e dytë e këtij viti do të shënojë një rimëkëmbje më të ngadaltë nga ajo që ne shpresonim", tha shefi për Ekonominë i IATA-s Brian Pearce.

Numri i pasagjerëve për muajin qershor pësoi një rënie me 86.5 për qind nga viti në vit tha organizata, pas një tkurrje me 91 për qind në maj.

Një veprim i papritur i Britanisë për të futur në karantinë udhëtarët nga Spanja ka krijuar shumë pasiguri tha zoti Pearce. "Ky do të jetë qartësisht një problem për rimëkëmbjen", shtoi ai.

Parashikimet për rimëkëmbje janë dobësuar nga përhapja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe vendet në zhvillim që përfaqësojnë së bashku, 40 për qind të totalit të udhëtimeve ajrore në rang botëror, tha IATA.

Udhëtimet për biznes gjithashtu mund të përballet me një rënie të qëndrueshme, duke kërcënuar fitimet e kompanive linjave ajrore.

"Do të mbetet të shihet nëse do të ketë një rikuperim për të mbërritur tek modelet e udhëtimit për biznes si ato përpara krizës", tha Pearce. "Shqetësimi ynë është se nuk do të ketë", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)