14 Dhjetor 2018

Parapagimi për RTK -në refuzohet nga qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 13 prill - Për shkak se Radio Televizioni i Kosovës nuk ka gjetur mënyrë përkatëse afatgjate të financimit përveç mjeteve që i ndanë Kuvendi i Kosovës , është shqyrtuar mundësia që mjetet e nevojshme të sigurohen përmes parapagimit mujor e që do të realizohej duke e ngarkuar edhe më shumë faturen e rrymës e cila, për shumë qytetarë është bërë e papërballushme aq më parë që qytetarët , për vite të tëra janë plaçkitur duke e paguar energjinë elektrike për serbët e veriut e që deri me tani, përkundër zotimeve , nuk janë kompensuar.

Sigurimi i buxhetit përmes parapagimit detyrues është zbatuar para luftës në Kosovë , në kohën kur RTP ka qenë transmetuesi i vetëm publik dhe nuk ka pasur mundësi të tjera për informim  përveç RTP-së.

Qytetarët i kanë deklaruar Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut (KMDLNJ) se ngarkimi i tyre me parapagim për financim të RTK-së është i padrejtë dhe ngarkim i dyfishtë, indirekt dhe direkt.

Mënyra indirekte është përmes Buxhetit të  Kosovës (taksat e qytetarëve të Kosovës) dhe direkte , përmes parapagimit duke u fryrë faturat e rrymës , për nevoja të RTK-së.

Qytetarët e Kosovës , në tregun informativ kanë mundësi të përcaktohen për alternativa tjera që sipas tyre ofrojnë programe më të mira dhe për çka paguajnë detyrime në baza mujore. Në pakon e ofertave të transmetuesve kabllovike , për të cilat paguhen shërbimet është mundësia që të përcillet edhe RTK , për ata që kanë interesim andaj nuk është e drejtë , është e palogjikshme, kundër të drejtave të konsumatorit , si njëra ndër të drejtat e njeriut që qytetarët të detyrohen ta paguajnë parapagimin për RTK-në , kundër vullnetit të tyre.

Eshtë krejtësisht normale dhe e drejtë që qytetarët të përcaktohen se cilën ofertë informative- mediale e përkrahin dhe për këtë e paguajnë parapagimin mujorë apo vjetor. Nëse vendoset që RTK të sigurojë mjete financiare përmes detyrimit të paguajnë prapagimin si ngarkesë shtesë e faturave të rrymës , kjo do të paraqiste futje të dhunshme e duarve të RTK-së në xhepat e qytetarit, do të ishte e kundërligjshme , e dënueshme dhe lehtësisht ( sigurisht) do të rrëzohej në Gjykatën Kushtetuese.

RTK nuk menaxhohet si duhet , ka mbipopullim të madh të të punësuarve kryesisht në baza politike dhe nepotiste ku joprofesionalizmi e ka ngulfatë profesionalizmin  andaj programet që emitohen në këtë medium publik nuk janë konkuruese me programet e televizoneve tjera . RTK duhet të nxirret nga ndikimi 100% i politikës , duhet të krijojë hapësirë për profesionistë të fushave të ndryshme sikur edhe të ulë numrin e të punësuarve , në përputhje me nevojat reale për këtë medium publik. RTK duhet të jetë medium që do të sigurojë mjete financiare duke shitur prodhimet e saj ne tregun e mediave dhe jo të japë mjete të panevojshme për blerje te lajmeve , informatave apo filmave që u ka kaluar arsyeshmëria e përdorimit e të cilat aspak nuk e rrisin shikueshmërin apo që bëjnë përmirësime cilësore të programeve. Dhe që janë me çmime shumë të larta.

KMDLNj e kundërshton fuqishëm çdo përpjekje që parapagimi për RTK-në përmes faturave të rrymës të legalizohet sepse konsideron këtë formë  si plaçkitje ordinere , kundërligjore dhe kundër të drejtave të njeriut . Komisioni paralamentar për media i Kuvendit të Kosovës nuk mund të jetë rregullator e as mbikëqyrës i punës së RTK-së  sepse një pjesë e këtij Komisioni ka konflik të hapur interesi dhe raporte nepotiste.

RTK mund të arsytojë kërkesën për mjete shtesë buxhetore vetëm nëse e rrit cilësinë e programeve , nëse vendosë rregull në punësim , nëse profesionalizohet dhe përfundimisht nëse lirohet nga ndikimi politik. Cdo përpjekje që t’i zgjatet jeta një gjendjeje  të tillë do të jetë zgjatje e agonisë informative dhe programore që pashmangshëm shpie te legalizimi i joprofesionalizmit , nepotizmit dhe korrupcionit , aktiv dhe pasiv !

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të shtëpisë për familjen skamnore në fshatin Livoç. (Fshati Livoç, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe vazhdon më pas për homazhe te varri i Ahmet Krasniqit. (Velani, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 16:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)