25 Prill 2024

Pal Lekaj, zyrtarisht pranoi pozitën e ministrit të Infrastrukturës

Prishtinë, 11 shtator - Sot në ndërtesen e Ministrisë të Infrastrukturës u bë pranim dorëzimi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës. Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, ia ka dorëzuar edhe zyrtarisht postin e ministrit Pal Lekajt.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për projektet e realizuarra deri më tani, sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Infrastrukturës.

Ish-ministri Muharremi e ka uruar për detyrën e Ministrit të Infrastrukturës, ministrin  Lekaj. Ndërsa ministri i ri i MI-së, z. Pal Lekaj, falenderoi ish-ministrin Muharremi për punën që ka bërë në këtë ministri.

Pranim dorëzimi u bë në zyret e Ministrisë së Infrastrukturës.  ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)