23 Prill 2024

Pagesat për kartonin e gjelbër tani mund të behën edhe online

Prishtinë, 3 nëntor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj theksoi se ky memorandum është nënshkruar që t’u lehtësohet ardhja e qytetarëve tonë në vendlindje, sepse ata kontribuojnë me mundin e tyre në këtë vend.

Ministri Sefaj vuri në dukje se ky memorandum është bërë me qëllim të lehtësimit të kalimit në pikat kufitare.

Ndërsa ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi theksoi se qëllimi është të mos paguhen shpenzime shtesë dhe të njihet kartoni i gjelbër.

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, z. Rrahim Pacolli, theksoi se Byroja Kosovare e Sigurimeve ka qenë e gatshme që disa vite dhe ka punuar në këtë drejtim që ta bëj online, pavarësisht që vitin e kaluar policia nuk ka qenë e gatshme për kontrollimin se si do të bëhej online.

Ndërsa drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, z. Blerim Pushkolli, ka thënë se pagesat online janë rezultat i avancimit të teknologjisë dhe se tani nga ky projekt, do të përfitojnë edhe qytetarët që transportojnë vetura jashtë.

Ai tha se  sa i përket këtij projekti të pagesës online të policës kufitare, benefitet janë të mirënjohura për qytetarët si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Pagesat online janë si rezultat i avancimit teknologjik ditëve të fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)