28 Mars 2024

OEK pro ndryshimit të urdhëresës së MTPT

Prishtinë, 22 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka përshëndetur ndryshimin e urdhëresës administrative të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit me të cilën  ndalohet përkohësisht transporti i automjeteve me peshë mbi 3,5 tonelata në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës.

OEK-u konsideron se me urdhëresën e re janë krijuar kushtet më të favorshme për kryerjen e veprimtarisë së transportit.

Me këtë urdhëresën e re e cila hynë në fuqi nga dita e sotme ndalohet qarkullimi i automjeteve më të rëndë se 12,5 tonelata në periudhën kohore nga ora 10:00 deri në 18:00 dhe vlen deri në nxjerrjen e urdhëresës së re.

OEK-u përshëndet faktin se nga urdhëresa përjashtohen automjetet e transportit të prodhimeve bujqësore sezonale dhe qarkullimi në akset rrugore ku zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)