20 Prill 2024

Numri i fluturimeve në TM1 ka rënie për 14 për qind

Prishtinë, 30 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e parë (TM1 2020), me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 21 mijë, ku krahasuar me TM1 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për 27.42 %. Kjo ka ardhur si rezultat i vendimit të Qeverisë (në muajin mars) për  masat e ndërmarra në luftimin e COVID-19, ku është ndërprerë transporti i udhëtarëve.

Transporti i mallrave me tren, në TM1 2020 ishte rreth 101 mijë ton, ku krahasuar me TM1 2019 ka rënie për 26%.

Po ashtu, numri i fluturimeve në TM1 2020 ishte 1 534, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2019) ka rënie për 14%.

Derisa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, gjatë këtij tremujori, ishte rreth 431 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2019) ka rënie për 9.42%.

Ndërkaq, të dhënat e telekomunikimit janë vlerësuar për këtë periudhë, pasi që operatorëve ekonomikë iu është shtyrë afati i raportimit, si rezultat i masave te ndërmarra nga Qeveria. Në momentin e pranimit të raporteve nga ARKEP, të dhënat do t’i nënshtrohen revidimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)