18 Shkurt 2018

Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit

Klinë, 8 gusht - Në Komunën e Klinës, sot ka filluar realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm infrastrukturor, asfaltimi i rrugës nga aksi rrugor Klinë-Skënderaj deri në fshatin Ujmirë. Rruga komplet është e gjatë 8 km e 150 metra me kosto financiare mbi 1 milion euro.

Zyrtarisht, sot është prerë shiriti për fillimin e punimeve të fazës së parë që përfshinë rregullimin-asfaltimin e 6 km e 200 metra për të cilën Komuna e Klinës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë investuar 622 mijë euro.

Gjerësia e rrugës është 6 metra me dy shtresa asfalt dhe do të marr epitetin si rrugë rajonale. Kjo rrugë e asfaltuar 30 vite me parë ishte dëmtuar dhe paraqiste probleme në lëvizjen e qytetarëve.

Rruga lidh fshatrat Ujmirë, Shtaricë, Pogragjë, Qypevë, Dush, Jashanicë si dhe krijon lidhje të mira edhe për fshatrat tjera verilindore të Klinës.

Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, ka thënë se ky është një projekt i madh dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane.

“ Kjo është një rrugë regjionale ngase edhe parametrat do të jenë të tillë” , tha Bashota i cili premtoi realizimin edhe të projekteve tjera në Bashkësinë Lokale të Ujmirit.

 “Në Komunën e Klinës, janë duke u realizuar mbi 30 projekte siç janë rregullimi i rrugëve në qytet, shtrati i lumit “Drini i Bardhë” dhe lumit “Klina” , objekti shkollor “Ismet Rraci” etj."

"Nuk do të lejmë anash as fshatin Ujmirë dhe fshatrat tjera. Do të shohim mundësitë buxhetore edhe për ndërtimin e shkollës në Ujmirë dhe rregullimin e kanalizimit në Siqevë”, tha ndër të tjera Bashota.

Ujmirasit, kanë falënderuar kryetarin Bashota për përkushtimin dhe angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti madhor që krijon lehtësi në lëvizjen e qytetarëve.​


Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shkurt 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Japonisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Delegacionin nga Marshal Islands. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Delegacionin Shtetëror Japonez. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 10:00)

- Mbahet konferenca Ndërkombëtare e Pan Europa-Kosova "Një dekat e Pavarësisë - Rruga evropiane e Kosovës. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Zyra e Kryetarit Veseli, ora 10:20 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me delegacionin nga Bangladeshi. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Zëvendëskryeministrin Jevtiq. (Zyra e Kryeministrit, ora 11:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Ish kryeministrin e Turqisë SH.T.Z Ahmet Davutoglu. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:30)

 - Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për 10 -Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës(Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë do të interpretojë në Prizren me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi Shadërvan në Prizren, ora 12:00)

- Zhvillohet Parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e Policisë së Kosovës. (Bulevardi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Mbahet koktej me rastin e Promovimit të Librit të nënshkruesve të Pavarsisë dhe të GJND-së. ( Ministria e Puneve të Jashtme, ora 14:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Hoteli Emerald, ora 14:15 - vetëm pamje)

- Mbahet programi i pritjes shtetërore nga Presidenti i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem do të mbajë fjalim në emër të Qeverisë së SHBA-ve në Pritjen Shtetërore. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 18:00)

- Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë do të interpretojë në Pejë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 19:00)