28 Mars 2024

Nisin punimet për asfaltimin e një rrugë në fshatin Shtupel të Klinës

Klinë, 18 maj - Infrastruktura rrugore në zonat urbane dhe rurale të Komunës së Klinës çdo ditë e më tepër po rregullohet.

Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka përcjellë nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen “Bakaja” të fshatit Shtupel të Klinës, e cila do të krijojë lehtësi në qarkullim për 40 familje të kësaj lagje.

Rruga është e gjatë 1.3 km dhe ka kushtuar 61 mijë euro. Banorët i janë gëzuar asfaltimit të rrugës, pasi që sipas tyre ka pasur telashe të mëdha në lëvizje sidomos gjatë stinës së dimrit. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka uruar banorët për këtë projekt.

“Ky investim do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në këtë zone, duke përmirësuar edhe komunikimin mes disa rrugëve. Asfaltimi i kësaj rrugë i financuar nga Komuna e Klinës ka një rëndësi të madhe për ju. Pushteti lokal ka vizionin e qartë, zhvillimin ekonomik, qeverisje efektive në shërbim të qytetarëve. Ky përurim është vetëm simbolik, për të treguar se asnjë fshat i komunës së Klinës nuk do të mbetët pasdore ”, ka thënë Bashota.

Në komunën e Klinës se shpejti pritet të fillojnë edhe disa projekte për rregullimin e infrastrukturës rrugore.    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)