18 Prill 2024

Nga sot nisin vonesat në fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve

Prishtinë, 14 shkurt - Agjencisë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka bërë të ditur që sot duke filluar nga ora 08:00 deri më 12:00, për shkak të grevës së paralajmëruar nga ana e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror(SINKON) lidhur me Ligjin për Pagat nuk do të mund të ofroj shërbime të navigimit ajrorë për fluturimet të cilat kanë qenë në planë të realizohen në këtë interval kohorë.

Greva është paralajmëruar se do të vazhdoj dhe pas përpjekjeve gjatë ditës së sotëm në takimin që është zhvilluar mes të SINKON dhe nga ana tjetër Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil Eset Berisha, Drejtorit të ASHNA-së, Bahri Nuredini, për arritjen e një Memorandum Mirëkuptimi, për realizimin e kërkesave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, propozim ky i cili në fund është refuzuar nga SINKON.

Andaj lidhur me situatën e krijuar dhe pamundësisë së ofrimit të shërbimit të navigimit ajror për kohën e paralajmëruar të grevës, Drejtori i ASHNA-së, u kërkon ndjesë pasagjerëve të cilët e shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për fluturime nga Prishtina dhe anasjelltas.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)