25 Prill 2024

Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e hekurudhës Fushë Kosovë - Hani i Elezit

Prishtinë, 6 shkurt - Ndërmarrja Publike Infrakos ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e aktit të nënshkrimit të kontratës “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë - Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”.

Kjo kontratë do të nënshkruhet nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Agron Thaci dhe Drejtorit Gjeneral të GCF-së Eduardo Rossi.

Bazuar në rendësinë jetike të këtij projekti për rehabilitimin dhe modernizimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme do të jenë të pranishëm shumë nga personalitete e shquara të politikës duke përfshirë Kryeminstrin e Kosovës, Kryeparlamentarin, Ministri i Financave, Ministri i Infrastrukturës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të BERZH-it dhe Zyra e Komisionit Europian. 

Kjo ceremoni do të mbahet në ndërtesën Qeverisë së Republikë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)