19 Prill 2024

Nënshkruhet i dorëzim pranimi i Aeroportit të Gjakovës për nevojat e FSK-së

Prishtinë, 16 korrik - Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë dy komisionet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik.

Kohë më parë, me vendim të Qeverisë së Kosovës, nr. 14/98, datë 18.04.2019, është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes për marrjen në shfrytëzim, me kohë të pacaktuar, të Ndërmarrjes publike „Aeroporti i Gjakovës“ për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komisionet e të dyja Ministrive pas vlerësimit dhe regjistrimit të pajisjeve brenda hapësirës të Aeroportit, kanë kompletuar dokumentacionin përkatës dhe përcjelljen e të gjitha proceduarave për dorëzim-pranimin e Aeroportit.

Nënshkrimin e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, në prezencën e të dyja komisioneve e bënë; Filloreta Gashi, kryesuese e Komisionit të MZHE, dhe nënkoloneli Mentor Zejnullahu, drejtor i Drejtorisë të Logjistikës në Ministri të Mbrojtjes.

Nga momenti i nënshkrimit të këtij procesverbali, respektivisht të pranim dorëzimit nga të dyja komisionet, NP „Aeroporti i Gjakovës“ kalon në menaxhim dhe administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)