25 Prill 2024

Nënshkruhen dy UA, ai për licensimin e autoshkollave dhe ai për instruktor

Prishtinë,  5 shtator - Ministri i Infrastrukturës Hanefi Muharremi nënshkroi dy udhëzime administrative, për licensimin e autoshkollave dhe për instruktor shofer.


Udhëzimi administrativ me nr.20/2017, për licensimin e autoshkollave ka për qëllim të përcaktoj kushtet dhe kriteret që duhet t’i plotësoj Auto Shkolla për licensim, përtitje të licensës , pezullim dhe revokim të licensës.

Ndërsa, udhëzimi administrativ për instruktor shofer, 19/2017, përcakton kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit për licensim të instruktor shoferit, lëshimin e  licensës të drejtat dhe detyrat e instruktor shoferit, mbajtjen e evidencës për dhënien e provimit si dhe planprogramin.

Këto dy udhëzime administrative, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit të Infrastrukturës.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)