25 Prill 2024

Në rrugën Prizren – Suharekë ndodh një vetaksident trafiku me fatalitet

Suharekë, 24 dhjetor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar një vetaksident trafiku me fatalitet.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Prizren – Suharekë, në hyrje të Suharekës.

Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar Ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve  dhe rrethanave te rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)