23 Prill 2024

Në Gremnik të Klinës fillojnë punimet për asfaltimin e rrugëve të lagjeve

Klinë, 10 gusht - Në fshatin Gremnik të Komunë së Klinës u përurua sot fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës e cila lidh lagjet Kalludra, Turijanë, Godanci, Thaqi dhe shkollën e fshatit.

Duke ju përgjigjur nevojave të banorëve të kësaj zone, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i cili mori pjesë në fillimin e punimeve së bashku më drejtorin  e Urbanizmit, Lorenc Marleku u prit nga shumë qytetarë të tjerë të cilët ju gëzuan fillimeve të punimeve të këtij projekti.

I kënaqur për këtë investim në infrastrukturën rrugore është shprehur edhe kryetari i Komunës së Klinës duke theksuar se ky projekt vjen si rezultat e angazhimit të komunës në plotësimin e kërkesave të banorëve dhe përmirësimin e infrastrukturës në dobi të qarkullimit më të mirë dhe zhvillimit ekonomik.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)