23 Prill 2024

Ndërtohet ura më e gjatë në botë për kalimin e këmbësorëve

Zermatti, 31 korrik - Ura këmbësore më e gjatë në botë u hap të shtunën në alpet zvicerane pranë qytetit të Zermattit. Struktura me gjatë 494 metra dhe rreth 85 metra e lartë varet mbi luginën Grabengufer.


Bordi i Turizmit në Zermatt pohon se ura është më e gjata në botë, edhe pse një urë e ngjashme në Austri varet rreth 110 metra lart nga toka.


Për ndërtimin e urës u deshën rreth 10 javë ndërsa kabllot peshojnë rreth 7257 kg.


Ura ndodhet përgjatë gjurmës Europaëeg, një rrugë dy-ditore në këmbë midis Zermatt dhe Grachen që ofron një pamje spektakolare të Matterhorn 4,478 metër i lartë.


Ura zëvendëson një urë tjetër të ngjashme, e cila u mbyll në vitin 2010 për shkak të dëmtimit të shkëmbinjve, gjë që e detyroi Alpinistët të ngjiten në 500m poshtë në luginë dhe të ktheheshin përsëri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)