29 Mars 2024

Ndërpritet protesta e transportuesve në Gjilan

Gjilan, 19 gusht - Komuna e Gjilanit njofton se transportuesit publik të udhëtarëve kanë ndërprerë protestën dhe kanë filluar punën, duke ofruar shërbime për qytetarët e Gjilanit me rrethinë në të gjitha vijat që ishin pezulluar më parë.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka bërë të ditur se në takimin e përbashkët me shoqatën e transportuesve “Anamorava” dhe menaxhmentin e NPL “Stacioni i Autobusëve”, është arritur mirëkuptim për vazhdimin e marrëveshjes bazë të nënshkruar me shoqatën e transportuesve “Anamorava” për lirimin prej 50 % për peron deri me 15 Shtator 2020 dhe largimi i taksistëve ilegal.

Komuna e Gjilanit, respektivisht Dejtoria e Inspekcionit dhe inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të intensifikojnë aktivitetet për mbikëqyrjen në kuadër të kompetencave ligjore dhe përgjegjësive që kanë të vazhdojnë me aktivitete të rregullta në teren, për të parandaluar operimin e taksive ilegalë.

Me qëllim të mbështetjes së sektorit privat, për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi corona, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, brenda kapaciteteve dhe kompetencave, ka marrë masa lehtësuese për bizneset dhe është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për tejkalimin e krizës,  duke ka ndikuar edhe në sektorin publik, pasi janë kufizuar mundësitë për realizimin e investimeve kapitale publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)