24 Prill 2024

Ndërpritet greva e pilotëve tek Lufthansa

Berlin, 23 shkurt - Greva e pilotëve të shoqërisë ajrore Lufthansa u ndërpre. Kompania dhe sindikata e pilotëve Cockpit në negociata në Gjykatën e Punës në Frankfurt ranë dakord të rifillojnë menjëherë dhe pa kushte bisedimet për rrogat e pilotëve në Gjermani.

Qarkullimi ajror do të rifillojë qysh të sot. Sindikata zotohet të ndërpresë grevën deri në 8 mars dhe të thërrasë sërish në punë pilotët sot.

Këto rregulla vlejnë edhe për Germanwings dhe spedicionin, Lufthansa Cargo. Përmes grevës sindikata e pilotëve synonte të shmangte konkurrencën brenda kompanisë, e cila mund të lindë për shkak të shoqërive të lira bija të Lufthansës jashtë Gjermanisë.

Kaosi i madh që pritej dje në aeroportet gjermane nuk ndodhi. Shumë pasagjerë ishin përgatitur për grevën e paralajmëruar. Hekurudha gjermane vuri në dispozicion trena shtesë.

Një zëdhënëse e Lufthansës përmendi dëmin ndaj pasagjerëve dhe e cilësoi grevën të ekzagjeruar. Lufthansa thotë se pasagjerët brenda vendit po dërgohen në udhëtime të linjave të tjera ajrore.

Ndërkohë në Francë, kontrollorët e trafikut ajror pritet të hyjnë në grevë nesër. Pesë sindikata franceze kanë bërë thirrje për një grevë katërditore lidhur me planet për integrimin e kontrollit ajror evropian.

Punonjësit evropianë kanë shprehur shqetësimin se ky konsolidim do të sjellë si rezultat shkurtim vendesh pune dhe sigurimesh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)