05 Dhjetor 2020

Ndërpriten të gjitha fluturimet në ardhje më udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 17 mars - Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) ka njoftuar se në mesnatë ka hyrë në fuqi ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së korona virusit COVID-19 në vendin tonë.

Pezullimi i përkohshëm vlen për të gjitha fluturimet me udhëtarë në bord, që arrijnë në ANP “Adem Jashari” përveç fluturimeve në shkuarje, pra nga Prishtina në drejtim të destinacioneve të ndryshme. 

Inspektorët e AAC-së, sot, e kanë monitoruar për së afërmi zbatimin e këtij vendimi.

"Lusim të gjithë udhëtarët që të kenë mirëkuptim për këto masa dhe të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse të rekomanduara nga autoritetet përkatëse."

"Shpresojmë në përmirësimin e shpejtë të situatës dhe rikthimin e normalitetit në transportin ajror."

"Nuk ka vend për panik, vetëm për kujdes të shtuar!", thekson Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)