25 Prill 2024

MPB zhfyqizon vendimin e gjobave të veturave të pa regjistruara

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, për ndryshimin e  tarifave për vazhdim të regjistrimit të automjeteve.
 
Vendimi i ri për caktimin e tarifave me nr. 394/2017,  i marrë me datë 15 dhjetor, ndër të tjera, në piken nr. 29 të tij shfuqizon vendimin nr. 328/2017 të datës 16.11.2016.

Duke pasur për synim ngritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve që qytetarët e Kosovës mund të bëjnë vazhdimin e regjistrimit të të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjoba (të parapara në vendimin e shfuqizuar në pikat 6, 7 dhe 8. 

Pra, me këtë vendim, gjatë një afati të caktuar, qytetarët do të kenë mundësi që të mund të vazhdojnë regjistrimin e automjeteve për të cilat deri para këtij vendimi është dashur të paguajnë shuma të mëdha të taksave,  pas skadimit te afatit 30 ditor për vazhdim të regjistrimit dhe mos kryerjes së çregjistrimit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)