28 Mars 2024

Miratohet vendimi për shpronësim në Autostradën Vërmicë-Merdare

Prishtinë, 16 prill - Nën drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaçi është mbajtur sot mbledhja e 120-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës ku është miratuar vendimin për miratimin preliminar për shpronësim për Autostradën Vërmicë-Merdare, propozuar nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit .

“Shpronësimi është bërë në bazë të zgjedhjes më të mirë teknike e cila është përcaktuar duke iu referuar të dhënave në terren për Vërmicë, Zhur, Polisht, Vlashnje, Prizren, Hatmaxhë, Shpenadi, Beleshtë, Novakë, të komunës së Prizrenit, në gjatësi prej 27 km me sipërfaqe 239 hektar”, theksoi ministri Fatmir Limaj, duke shtuar se do të vazhdojë shpronësimi  nga Prizreni në Duhle deri në Besi.

Qeveria ka shqyrtuar dhe më pas ka miratuar vlerësimet e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në nivel vendi të hartuara nga Ministria e Punëve të Brendshme 

Sipas ministrit Bajram Rexhepi vlerësimi i rreziqeve dhe hartimi i planeve për mbrojtje dhe shpëtim në Republikën e Kosovës bazohet në Ligjin për Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera. Me këtë identifikohen mundësitë dhe nevojat për parandalimin, zvogëlimin e rreziqeve, reagimin, rimëkëmbjen dhe evitimin e pasojave nga fatkeqësitë dhe katastrofat.

Po ashtu qeveria ka miratuar kërkesës buxhetore për 9 mujorin e vitit 2010 për Ministrinë e Integrimit Evropian. Fillimisht Qeveria për këtë qëllim ka ndarë 300 mijë euro.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kërkuar nga kabineti Qeveritar që të bëhet plotësim-ndryshimi i  Strategjisë Legjislative për vitin 2010. Sipas z. Kuçi kjo kërkesë vjen si rezultat i themelimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës dhe që lidhen me Raportin e Progresit për vitin 2010. 

Qeveri sot Ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare, sponzoruar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Qëllimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Shoqëritë Tregtare është krijimi i kushteve që ky ligj të gjejë zbatueshmëri të plotë, dhe se ky projektligji është i harmonizuar me direktivat dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, ndërsa nuk do të ketë implikime buxhetore.

Qeveria ka ndarë 100 mijë euro për akomodimin e të kthyerve në fshatin Zallç të komunës së Istogut. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)