19 Prill 2024

Ministria e Infrastrukturës i shkeli rregullat kur lejoi aterrimin e aeroplanit që mori gylenistët

Prishtinë, 30 mars - Aeroplani i kompanisë ajrore “Birlesik Insaat”, i cili ishte nisur nga Ankaraja, ka aterruar në orën 7 e 15 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Ai kishte arritur 30 minuta më herët se sa ishte paraparë në agjendën e fluturimeve të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për ditën e 29 marsit, raporton KTV.

Misioni i tij i vetëm mendohet se ka qenë marrja e 6 shtetasve turq, të arrestuar nga Polica e Kosovës dhe AKI-ja, në një aksion që, sipas kryeministrit Haradinaj, nuk ka zgjatur më shumë se 2 orë.

Kthimi prapa i aeroplanit ishte paraparë të bëhet ne orën 10, por largimi i tij nga hapësira ajrore e Kosovës kishte ndodhur vetëm në orën 17 e 30 minuta.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë shumë detaje për fluturimin e aeroplanit misterioz që mendohet se transportoi 6 turqit e arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje elektronike, këshilltari i ministrit Pal Lekaj, Argjend Zenaj, ka treguar se aeroplani i “Birlesik Insaat” kishte aplikuar për leje fluturimi jo të rregullt (charter) 48 orë para fluturimit.

“Kompania ajrore Birlesik Insaat ka aplikuar për leje fluturimi jo të rregullt/charter më dt 27.03.2018, MI-ja i ka lëshuar leje fluturimi me dt 28.03.2018. Aeroplani ka ateruar në ANP Adem Jashari më dt. 29.03.2018 në orën 07:15 min, me kthim në orën 10:00, por është kërkuar shtyrje e kthimit për në orën 17:30 min. Dhe kjo është e tëra çfarë mund të themi ne si Ministri e infrastrukturës”, ka thënë Zenaj.

Në insistimin e KTV-së për të mësuar se cila ka qenë arsyeja e aterimit në Kosovë të aeroplanit të kësaj kompanie, pasi, sipas rregullores për aprovimin fluturimeve charter dhe Taxi Jo-HPEA, kompanitë duhet të shpjegojnë arsyet e aterrimit, Zejna është përgjigjur shkurt, duke thënë se është “çështje biznesi”.

Por, leja e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës është në kundërshtim me rregulloren, e cila përcakton që kompania të aplikojë për leje operimi 78 orë para nisjes së fluturimit dhe jo 48 orë, siç ka ndodhur në rastin konkret.

Fluturim charter i “Birlesik Insaat’ nuk është regjistruar fare se ka kaluar në hapsirën ajrore të Kosovës.

Por, kjo nuk është hera e parë që shteti i Turqisë ka kërkuar nga Kosova ekstradimin e pjesëtarëve të organizatë “Feeto” që udhëhiqet nga Fetullah Guleni.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Turqia kishte bërë kërkesë për ekstradimin e shtetasit të saj, Ugur Toksoy, por autoritetet e Kosovës kishin zhvilluar të gjitha procedurat ligjore.

Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi atë, pasi shteti i Turqisë nuk kishte ofruar prova për të mbështetur kërkesën për ekstradimin e tij, përkundër insistimit të Prokurorisë Speciale.

Pas tentimit të grusht-shtetit të korrikut të vitit 2016 në Turqi, në të cilin e kishin humbur jetën 200 persona, janë arrestuar më se 55 mijë e 665 shtetas turq, të cilët janë shpallur si të dyshuar për organizim ose mbështetje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)