19 Nëntor 2018

Ministria e Brendshme kërkon nga vozitësit që të kenë kujdes në trafik

Prishtinë, 10 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, iu bënë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht kërkon nga vozitësit për vigjilence, sepse mbi të gjitha është e rëndësishme jeta e njeriut.

Bazuar në të dhënat e fundit për gjendjen aktuale në trafikun rrugor, vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën gjashtë qytetarë të Republikës së Kosovës, si rezultat i aksidenteve në trafik.

Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e pa kompromis ndaj shkelësve në trafik dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes se do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik.

Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet që të kontribuojnë që të kenë kujdes të shtuar në trafik, fillimisht të ruajnë veten dhe familjet e tyre, njëkohësisht të respektojnë të gjithë qytetarët që janë pjesëmarrës në trafik.

Shpejtësia po vret qytetarë të Kosovës, ju lutemi që të kontribuojmë së bashku për një siguri më të madhe në trafik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2018 - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Diten e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00) 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojë impiantin i për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza - moçalishtë e ndërtuar në Kramovik të komunës së Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për avansimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në dituri. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e Konferencave P-32, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
 
- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00) 

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Muzeu i tri pikave” të artistit Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)