20 Prill 2024

Ministri Zharku nënshkroi udhëzimin administrativ për brezin rrugor

Prishtinë, 20 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot nënshkroi dy udhëzime administrative: udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 10/2017, për brezin rrugor mbrojtës të rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe udhëzimin administrativ (MI) nr 09/2017 për sinjalizim dhe rregulla të trafikut rrugor.
 
\"Sipas udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 10/2017,  për brezin rrugor mbrojtës  të rrugëve nacionale dhe rajonale, të gjithë personat juridik ose fizik të cilët kanë vendosë panot reklamuese në brezin e rrugës Nacionale dhe Rajonale ose në  brezin mbrojtës të këtyre rrugëve e të cilët nuk kanë leje nga Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e tyre, obligohen që panot reklamuese t\'i largojnë në afat prej gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij Udhëzimi Administrativ\", thuhet në një komunikatë të MI-së.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për të gjithë personat juridik dhe fizik për vendosjen e panove reklamuese në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës të rrugëve Nacionale dhe Rajonale.

\"Panotë reklamuese mund të vendosen në brezin rrugor, tokën rrugore  dhe brezin mbrojtës të rrugëve Nacionale dhe Rajonale, sipas kushteve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ\", thuhet më tej në komunikatën e Ministrisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se ministri Zharku nënshkroi edhe udhëzimin tjetër administrativ (MI), numër 09/2017 për sinjalizim dhe rregulla të trafikut  rrugor.

Bëhet e ditur se ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përcaktoj rregullat, llojet, kuptimin, formën, ngjyrën, dimensionet, materialin, vendosjen dhe karakteristikat teknike të sinjalizimit rrugor, si dhe shenjat dhe urdhrat që i jep personi i autorizuar- polici.

\"Këto dy Udhëzime Administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri\", thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)