20 Prill 2024

Ministri Limaj vizitoi punimet e autostradës Vërmicë-Merdar

Prishtinë, 22 maj - Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj vizitoi punimet e autostradës Vërmicë-Merdar, në punishten e konzorciumit “ Bechtel & Enka”.

Pas vizitës së punishtës në të cilën janë duke punuar punëtorët dhe makineritë e këtij konzorciumi, Limaj, në fjalën e tij, fillimisht falenderoi përfaqësuesit e mediave, të cilët ishin pjesëmarrës në vizitë të këtyre punimeve dhe shtoi:

 

” Ju falenderoj shumë juve që sot jeni bashkë me ne, kjo është vizita jonë e parë pas përurimit solemn të fillimit të punimeve të autostradës, Vërmicë-Merdar, për të parë zhvillimin e punimeve të cilat janë duke u realizuar, në vendpunishten e autostradës”.

Ministri Limaj, gjithashtu theksoi se tani e tutje ne do të jemi shumë shpesh në këtë rajon, për të parë dhe përcjellë hap pas hapi, dinamikën e zhvillimit të punimeve.

“Unë kam thënë edhe në fillim që me ndërtimin e  kësaj autostrade po arrihet një punë e madhe, po realizohet ëndërra e Kosovës. Fati i madh është, që në realizimin e këtij projekti është një konzorcium i fuqishëm, konzorciumi “Bechtel & Enka”, e cila do t’a realizojë këtë projekt madhor dhe nacional” tha ministri Limaj.

Nga kjo kompani do të mbetet edhe një përvojë dhe eksperiencë e shkëlqyeshme për kompanitë kosovare, por edhe për proceset tjera ekonomike të cilat ne mund t’i shfrytëzojmë maksimalisht, për zhvillimin dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të biznesit kosovar. Jam i bindur që njerëzit tanë dhe kompanitë tona, inxhinierët tanë do të mësojnë shumë nga eksperienca e tyre, shtoi Limaj.

Ndërsa, sa u përket zhvillimit të këtyre punimeve, ministri Limaj theksoi se këtu jemi në kilometrin e shtatë të rrugës, nga kufiri me shtetin shqiptar, punimet kanë filluar mirë, dhe ne jemi të kënaqur me ecurinë e këtyre punimeve.

Ministri Limaj pohoi se sipas organizuesit të këtyre punimeve, brenda tri javëve pritet që në çdo pjesë, në gjithë 19 kilometërshin e parë të kësaj autostrade deri në Prizren do të fillojnë punimet.

“ Ne nga ana jonë si Qeveri e Kosovës, po punojmë që t’I largojmë të gjitha pengesat e mundshme, si ato teknike dhe shpronësimet. Dua të shpreh mirënjohje për Kuvendin Komunal të Prizrenit por edhe për ndërmarrjet publike, që e kanë kuptuar seriozisht këtë projekt, dhe janë aktivizuar për të larguar të gjitha pengesat, e mundshme siç janë KEK-u, ujësjellësi, dhe të gjitha ato ndërmarrje që I vijnë në ndihmë kompanisë Bechtel&Enka ta zhvillojë punimet normalisht” theksoi kreu I MTPT-së.

Sa i përket procesit të shpronësimit të tokave, sipas ministrit Limaj, gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur, mendoj se afatet ligjore do të përfundojnë këtë muaj dhe përfundimisht Ministria e Financave të fillojë ekzekutimin e  vendimeve për të gjitha ato prona private të cilat janë shpronësuar. Tani për tani nuk shohim asnjë problem, në zgjerimin e punimeve edhe në pikat tjera, ashtu siç është plani të punohet në 19 kilometrat e kësaj pjese të autostradës.

Ndërsa, kur është fjal për mbikqyrjen e këtyre punimeve nga ana e zyrtarëve të MTPT-së dhe bashkëpunimit me “bechtel& Enka” Limaj tha:” Mund të ju them se sa u përket punëtorëve ministrisë sonë, ata do të jenë vazhdimisht këtu për të mbikqyrur por edhe për të ndihmuar rreth asaj nëse paraqitet ndonjë telashe, gjatë realizimit të projektit”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)