18 Prill 2024

Ministri Limaj dy herë radhazi nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit për Ekonomi

Prishtinë, 5 mars - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion në dy mbledhjet e tij të mbajtura me 2 dhe 5 shkurt në agjendë kishte: Raportimin e Ministrit të MTPI-së për situatën aktuale lidhur me Projektin e auto-rrugës ‘’Morinë-Merdar’’.

Fatkeqësisht në të dy rastet ministri Limaj nuk  ishte i gatshëm të përgjigjej pozitivisht ftesës duke u arsyetuar se ka agjendën shumë të ngjeshur dhe se nuk do të mund të jetë i pranishëm para datës 17 shkurt.

Mosgatishmëria e ministrit Fatmir Limaj i indinjoji anëtarët e Komisionit për  Ekonomi të cilët këtë sjellje e   vlerësuan si jo serioze ndaj Kuvendit të Kosovës. Për këtë ata vendosen që ta ftojnë përsëri pas tri dite me 05 shkurt 2010. Edhe për të dytën herë ministri nuk i përgjigjet ftesës së Komisionit madje në mbledhje nuk ka marrë pjesë as zëvendës ministri, duke i dërguar vetëm dy pjesëtarë nga stafi i tij.

Rregullorja e Punës së Kuvendit, përkatësisht rregulla 44 pika e 9 taksativisht thotë: “Komisionet vendosin ta thërrasin një anëtar të Qeverisë, ministrin ose zëvendësministrin. Anëtarët  e Qeverisë kanë të drejtë të dëgjohen në mbledhjet komisionit në çdo kohe”.

Qëndrimi i Komisionit për Ekonomi ishte se në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës vetëm ministri dhe zëvendës ministri janë kompetentë për të raportuar, kështu dy të dërguarit e ministrisë nuk kanë kompetenca për të raportuar në Komision.

Deputetët shprehën brengosjen e tyre lidhur me respektimin e autoritetit të parlamentit si dhe lidhur me marrëdhëniet parlament-qeveri. Ata sqaruan se qëllimi i këtij takimi nuk do të ishte që të pengohet puna e autostradës por vetëm kërkohet transparencë dhe garanci se projekti i miratuar nga Kuvendi po respektohet.

Gjithashtu në parim deputetët u pajtuan se nuk është e pranueshme që vetë kompania të bëjë projektimin dhe vetë të bëjë ndërtimin dhe përcaktimin e çmimit, si dhe vlerësuan se anashkalimi i parlamentit ishte antiligjore dhe antikushtetuese, pra që vetë ministri dhe ministria të vendosin për devijime në trase, rritje të çmimit etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)