29 Mars 2024

Ministri Lekaj, vizitoi dy projekte rrugore të komunës së Istogut

Istog, 17 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga kandidati për kryetar të komunës së  Istogut Gani Dreshaj dhe deputeti Bekë Berisha, inspektoi dy projekte rrugore të kësaj komune të cilat do të rikonstruktohen.

Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj, vizitoi rrugën Lubozhdë-Lug i Butë në gjatësi prej 18 kilometrash.

Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj theksoi se në këtë vizitë jemi me kërkesën e qytetarëve, të komunës së Burimit. Këto dy rrugë kanë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

"Ne zotohemi para kandidatit për kryetar të komunës dhe para deputetit që do t’i kryejmë obligimet tona dhe kjo rrugë të fillojë në qershorin e vitit që vjen. Ne do të punojmë maksimalisht që të mos sterzgjaten projektet sikur deri më tani nga Qeveritë e mëparëshme, por ju premtoj se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë në kohën më të shkurtër të mundshme”.  

Ndërsa Gani Dreshaj, kandidat për kryetar të komunës së Burimit theksoi: “ Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për këtë anë dhe e cila i ka rreth 19 kilometra. Ju premtojmë qytetarëve që rruga do të përfundohet sa më shpejt pasi që të gjitha kompanitë kanë premtuar që do të bëjnë edhe punë vullnetare, që rruga të ndërtohet sipas standardeve  dhe me gjerë si deri 5 metra e gjysmë”.  

Ministri Lekaj gjatë ditës së sotme vizitoi edhe rrugën e Syne – Mokne, që ka një gjatësi rreth 25 kilometra.

Pas inspektimit të kësaj rruge ministri Lekaj tha tani jemi në rrugën e  dytë që po e inspektojmë, e që edhe kjo rrugë ka rëndësi të madhe për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit, por që do të ketë ndikim edhe në punësimin e qytetarëve të kësaj komune që janë kërkues që të kenë një vend pune si dhe në zhvillimin e ekonomive familjare.

"Ju premtoj se ne si ministri do të bëjmë më të mirën e mundshme, në asfaltimin e rrugëve në fjalë. Ndërtimi i këtyre rrugëve do të ketë ndikim pozitiv,ne jemi këtu për të krijuar projekte për zhvillimin e kësaj komune, unë shpresoj që po vijnë ditë të mira për Istogun”.

Ndërsa deputeti i kësaj zone, Bekë Berisha, pohoi:“ Ju falenderoj të gjithëve për kontributin që po e bëni për rregullin e infrastrukturës rrugore të kësaj ane, në veçanti ministrin Lekaj me zotimin e tij se këto dy rrugë do të asfaltohen. Kjo rrugë e lidhë Istogun ne Moknen, ndërsa fshati Mokne lidhet me Zupin Potokun që është komunë e jona, si dhe me Tutinin që është anej kufirit. Në këtë trevë është e zhvilluar blegtoria, ku mbahen mijëra krerë lopë dhe dele. Me asfaltimin e kësaj rruge do të mundësohet që produktet blegtorale të mos shkojnë dëm, por do të transportohen sa më shpejt dhe më lehtë deri tek tregu për shitje”. 

Ministria e Infrastrukturës në planifikim e saj buxhetor parasheh që këto dy rrugë të fillojnë në mesin e vitit 2018, kjo është kerkesë e banorëve të kësaj ane dhe e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Dreshaj e Bekë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)