20 Tetor 2018

Ministri Lekaj po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani

Prishtinë, 8 nëntor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Presidentit të Republikës Nordrhein-Westfalen.

"Në ditën e parë të vizitës zyrtarë që po realizojmë, bashkë me deputeten, Teuta Haxhiu, në Gjermani në Republikën e Nordrhein-Westfalen takova Presidentin e Parlamentit, z.Andre Kuper, me të cilin shumë miqësisht dhe hapur biseduam për rreth një orë për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që na presin, disa nga të cilat janë edhe në nivel bote, siç është siguria e njerëzve nga dukuritë negative", ka theksuar Lekaj.

"E falenderova Kuper për mbështetjen që e gjithë Republika Federale e Gjermanisë, e konkretisht ajo e Nord'hain Westfalen i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe e ftova që të vazhdojnë mbeshtejten për përmbylljen e tranzicionit në Kosovë", ka shtuar ai me tutje.

Temat kryesore ishin, mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës, sipas standardeve evropiane, sjellja e ekspertizës gjermane në modernizimin e hekurudhave, hapja e shkollave profesionale për ti materializuar investimet ishte një tjetër çështje që diskutuam.

"Për të gjitha këto që presidenti Kuper t'i shohë mundësitë nga afër për investitorët Gjerman, e ftova që në kohën me të afërt ta vizitoj Kosovën", ka deklaruar në fund Ministri Lekaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të sheshit të Obiliqit. (Qendra e qytetit në Obiliq, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)