20 Prill 2024

Ministri Lekaj kërkoi të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit për Kosovën

Prishtinë, 26 tetor - Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, priti ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Qemajl Minxhozi, i cili e përgëzoi ministrin Lekaj për pozitën e re dhe me të cilin biseduan për çështje që u përkasin dhe janë në interes të të dy vendeve.

Gjatë bisedës, ambasadori Minxhozi kërkoi nga ministri Lekaj, që me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, të kërkojë që të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit, si çështje e interesit të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën, aq më parë kur dihet se 75 për qind e mallrave që vijnë nga jashtë dhe që kanë për destinacion Kosovën, kalojnë nëpër portin e Durrësit.

Gjatë bisedës u potencua edhe çështje e rregullimit të rrugëve në zonën e Hasit, që lidhin fshatrat e të dy anëve të kufirit, në mënyrë që të mundësohet qasja më e lehtë në Prizren dhe në qendrat tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)