20 Nëntor 2017

Ministri Lekaj inspektoj rrugët në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni

Prishtinë, 2 nëntor - Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Dragashin.

Qëllim i vizitës së sotme ishte njohja për së afërmi e gjendjes së infrastrukturës rrugore dhe problemet tjera, që pengojnë jo vetëm qarkullimin, por u sjellin edhe telashe të tjera banorëve të kësaj ane.

Vizita e sotme e ministrit Lekaj u bë me ftesë të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Adem Hodža nga Dragashi.

Me rastin e kësaj vizite, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në inspektimin e rrugëve në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni është zotuar se projektet e Ministrisë së Infrastrukturës do t’i perfundojë me kohë në këtë zone

Me hapjen e korridoreve sipas tij do të përfitojnë turizmi dhe zhvillimi ekonomik. Investimi këtu është domosdoshmëri, sepse lidhen tri shtete, Kosovë-Shqipëri-Maqedoni.

"Prandaj jemi këtu me deputetin që për së afërmi të njihemi me problemet e qytetarëve dhe të inkurajojmë komunitetin goran që të jetojë në trojet e veta dhe të trajtohen konform kërkesave të tyre."

"Qeveria Haradinaj do të jetë afër zgjidhjes së problemeve të këtyre qytetarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në veçanti të komuniteteve, në mënyrë që ata të ndjehen ashtu si ju takon në shtetin e Republikës së Kosovës", theksoi Lekaj.

Gjatë qëndrimit në rajonin e Dragashit, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë vizitoi edhe fshatin Restelicë.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2017 - Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kongresmeni Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, bejnë homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 7:45)

- Lansohet Fondacioni Kosovar i Mileniumit entitet ky i cili do t'i implementoj projektet e agjensionit federal amerikan MCC në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30 - mediat duhet te vendosin kamerat, ora 8:00)

 - Me rastin e vizitës së Kongresmenit Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, Qeveria e Kosoves mban mbledhje solemne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 - Mediat mund të marrin pamje dhe të përcjellin mbledhjen solemne nga Press Qendra)

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kongresmeni Amerikan në Kosovë, Eliot Engel mbajne konferencën e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Haradinaj dhe Kongresmenit Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencë ku do të prezantojë raportin e dytë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shqyri Bytyqi do të marrë pjesë në Konferencën përmbyllëse të Javës kundër braktisje së shkollimit, me moton “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”. (Ndërtesa e MAShT, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Zyra e UNICEF në Kosovë, Save the Children dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, organizojnë marshin e fëmijëve për të drejtat e tyre. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e drejtuar nga fëmijët, me temën “Fëmijët udhëheqin Kuvendin”. (Salla e mbledhjeve plenare, ora 10:30)

- Hapet foto ekspozita me 140 fotografi nga dëbimi masiv me dhunë i shqiptarëve nga Toplica apo Sanxhaku i Nishit në vitin 1877/ 1878. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)
 
- Ministri i MTI-së, Bajram Hasani do ta pretë në takim zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Senida Mesi, me bashkëpunëtorë. (Ndërtesa e MTI-së, ora 12:30)

- Fakulteti i Edukimit ne Prishtinë organizon konferencën përfundimtare të Projektit Tempus të mbështetur nga Bashkimi Europian “Modernizimi i Përgatitjes së Mësimdhënësve në Universitetin e Prishtinës”. (Fakulteti i Edukimit, ora 13:00)

- Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan për herë të parë do të fillojë me studimet Master ku do te organizoj hapja  solemne e studimeve Master. (Objekti i Universiteti te Gjilanit, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 15:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel do ta vizitojë fabrikën e paneleve solare “Jaha”. (Fabrika e paneleve solare “Jaha” afër aeroportit Adem Jashari, ora 15:15)

- Kryeministri Haradinaj pret në takim Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - Mediat mund të marrin pamje dhe pas takimit do të ketë konferencë për shtyp)

- Hapet ekspozita retrospektive e Halil Muhaxherit “Në shqetësime dhe heshtje”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)