19 Prill 2024

Ministri Lekaj inspektoi rrugën Kijevë - Malishevë

Prishtinë, 10 tetor - Ministri Pal LekajI së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizituan segmentin Kijevë - Malishevë, ku edhe do të nisin punimet për zgjerimin e kësaj rruge.

Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj u zotua para qytetarëve së do ta kryejnë ndërtimin e kësaj rruge në kohën më të shkurtë të mundhsme.

"Do t'i japim rëndësi të vecantë sepse këtu ka kohë që nuk është investuar dhe sa i përket lëvizjes së lire të qytetarëve  të kësaj zone ka pasur mjaft pengesa, por ne jemi këtu, për ta dëshmuar se ne po trajtojmë të gjitha rrugët dhe rrugicat, mos të flasim për ato rrugë nacionale (autostradat ),që do të kryhen në kohën e paraparë me cilësi dhe me saktësi”.

Ministri Lekaj ndër të tjera tha se nuk do të lejojmë që për pengesa të faktorit njeri të ngecin pa u realizuar këto projekte, të cilat kanë impakt pozitiv te qytetarët por edhe te zhvillimi ekonomik.

Ky projekt, i cili  do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, ka gjatësi prej 13 kilometrash dhe është më I frekuentuari në këtë zone, si dhe shfrytëzohet  për gjashtë fshatrat që lidhin rrugën deri në Malishevë.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)